Posteri me fotografitë e Trump dhe Harris vendoset në qendër të Prishtinës

Zgjedhjet presidenciale që mbahen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjithmonë përcillen me interes të shtuar në Kosovë.

Kjo për shkak të raportit tepër specifik që Kosova ka me Amerikën dhe aleancës së fortë në mes të dy vendeve.

Kosova është vendi më pro-amerikan dhe ka pasur në vazhdimësi përkrahjen e dy taborëve politik të SHBA-së, demokratë e republikanë.

Për të treguar këtë unifikim të popullit të Kosovës karshi dy krahëve politikë në SHBA, sot në qendër të Prishtinës është vendosur nga “Instituti Octopus” një pankartë me fotografitë e dy kandidatëve për president, Donald Trump dhe Kamala Harris dhe me mbishkrimin “Together we stand in freedom’s land”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.