Andoni për Trumpin: Administrata e tij s’do të ketë durim për Kosovën sikurse e Bidenit

Analisti politik Ben Andoni është shprehur skeptik lidhur me atë nëse Ballkani do të luajë rol të njëjtë në Amerikë tashmë nën presidencën e Donald Trumpit, sikurse nën atë të Joe Bidenit. 

Të mërkurën në “60 Minuta” Andoni ka thënë se nuk beson se ekipi diplomatik që do ta dërgojë Trumpi për të shërbyer në Ballkan, do të ketë qasje të njëjtë me Kosovën, sikurse pararendësit e tyre.

“Befasia e vetme ishte vetëm diferenca midis z.Trump dhe znj.Harris. Dyshoj se Ballkani do të luajë rol të njëjtë me atë që ka luajtur rol në kohën e presidencës së z.Biden. Kjo sepse në ekipin diplomatik të z.Biden që shërbente në Ballkan, ishin njerëz që e njihnin shumë mirë Kosovën, nuk besoj se të emëruarit e tjerë do të kenë të njëjtën qasje me Kosovën, pasi që ju e dini se fokusi kryesor i SHBA-së tashmë flet më shumë për problemet e brendshme ekonomike dhe çështjen e emigracionit”, ka thënë Andoni.

Megjithatë, ai ka shtuar se ndonëse Kosova nuk do të jetë në fokus sikurse më parë, ajo nuk do të jetë jashtë fokusit.

“Nuk besoj se Kosova do të jetë jashtë fokusit, por nuk do të thotë se do të ketë fokus të njëjtë si përpara. Gjatë qeverisjes Kurti, Kosova ka qenë pak e ngurtë në marrëdhënie me SHBA-në, ndërsa administrata e departamentit të shtetit nën z.Blinken, u tregua e durueshme, nuk besoj se tani do të tregohet e njëjtë”, ka thënë Andoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published.