“Komente të papërshtatshme”- “Nuk po komentoj”, përplasje mes avokatit të Veselit dhe gjyqtarit gjerman

Dhe sërish gjyqtarët në procesin kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë kundërshtuar sot nga mbrojtja për qasjen e tyre në pyetje dhe ndaj deshmitarëve.

Një situatë u pa sot, teksa gjyqtari gjerman, Christoph Barthe, po e merrte në pyetje deshmitarin Shukri Buja.

Me njëfarë nervoze që i vërehej qartë, Barthe po e pyeste Bujen për rolin e sektorit të zbulim kundër zbulimit në Zonën e Nerodimes, dhe kontaktet e mundshme të Elmi Reçicës, si shef i sektorit të zbulimit në këtë zonë, me Shtabin e Përgjithshëm.

Dëshmitari përgjigjej se nuk besonte dhe nuk e kishte për detyrë që Reçica të raportonte në Shtab të Përgjithshëm, por në zonën e vet, gjyqtari ia kthente sikur po e sheh këtë një supozim të deshmitarit dhe jo se besonte apo e dinte.

“Pra këtë përgjigje, dhe ju thjesht supozoni, pra ju thjesht supozoni që zoti Reçica nuk ka marrë asnjë urdhër nga Shtabi i Përgjithshëm, po apo jo?”, pyeti gjyqtari.

Buja u përgjigj se bazuar në skemën organizative, ai ka marrë urdhra nga zona.

E gjyqtari sërish u ndal tek tendenca e tij për ta paraqitur si supozim këtë cfarë thoshte deshmitari.

“Pra, ta marra për po, pra po, supozoni se nuk ka marrë asnjë urdher nga Shtabi i Përgjithshëm, thjesht supozoni”.

E këtu reagoi Rodney Dixon që është avokat i Kadri Veselit.

Ai shtoi se kjo cfarë po bën gjyqtari nuk është e përshtatshme.

“Komente të këtij lloji, që thjeshte po supozoni, deshmitari nuk po jep përgjigjen të drejtpërdrejtë, nuk mendoj që është një koment që duhet ta bëjë trupi gjykues, nuk mendoj që janë të përshtatshme komentet”, tha Dixon.

Barthe u përgjigj se nuk bëri komente, dhe në këtë rast i doli në krah kryetari i panelit Charles Smith duke thënë se kundërshtimi i avokatit është i papershtatshem, duke thënë se gjykatësi ka të drejtë ta bëjë në këtë formë pyetjen.

Qasja e gjyqtarëve në këtë proces është kritikuar në vazhdimësi. Ata duken sikur mbajnë anën e prokurorisë dhe shpesh bëjnë pyetje spekulative apo të formës së komenteve. Madje janë kritikuar edhe se si ndërhyjnë shpesh në pyetjet e avokateve. Por, kritika më e madhe ndaj tyre është se vendosin të pranojnë prova që vijnë nga Serbia, apo prova që nuk kanë autenticitet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.