Fjalimi i vajzës në konventën e PDK-së, Hamza: Duhet t’i përkrahim gratë dhe vajzat

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka komentuar fjalimin e vajzës së tij në konventën e PDK-së.

Ai ka thënë se nuk kishte asnjë dyshim se njëra prej vajzave të tij do të fliste dhe këtë e ka lidhur me barazinë gjinore dhe avancimin e të drejtave të grave në shoqëri.

“Nuk e kam pas asnjë dilemë kur më është kërkuar që dikush prej fëmijëve të flasë në Konventën e PDK-së, unë e kam ditur që njëra prej vajzave do të flasë. Cila prej tyre, janë marrë vesh ato të dyja edhe ka folur vajza e madhe”, ka thënë Hamza.

“Ne si shoqëri kemi nevojë t’i përkrahim gratë dhe vajzat, derisa shoqëria jonë, shteti jonë, nuk krijon kushte për një trajtim të barabartë për vajzat dhe djemtë, gratë dhe burrat, kemi me pas problem në avancimin dhe plotësimin e standardeve në të gjitha fushat. Prandaj kjo ka qenë një mesazh që vajzat, gratë duhet të jenë të përkrahura dhe t’u jepet hapësira”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.