Jusuf Buxhovi, historian dhe njëri nga themeluesit e LDK-së, ka shkruar në lidhje me përvjetorin e 35-të të rënies së Murti të Berlinit.
Në shkrimin e tij, Buxhovi ka përmendur edhe LDK-në e viteve 90-ta.
Sipas Buxhovit, LDK-ja kur ishte themeluar ishte parti me frymë perëndimore.
“Kjo u pasqyrua me angazhimin e shpejtë dhe të gjithanshëm të elitës intelektuale të Kosovës, nën drejtimin e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës për ta themeluar “Lidhjen Demokratike të Kosovës”, të parën parti politike me frymë perëndimore, që me mbi 700 mijë anëtarë nga radhët e të gjitha rrymave shoqërore shqiptare, shpejt u kthye në një lëvizje kombëtare, që mori përsipër këto procese historike” – ka shkruar Buxhovi.