Kos bëhet komisionere për Zgjerim e KE-së, paralajmëroi ndryshim të qasjes së BE-së në dialogun Kosovë-Serbi

Marta Kos është konfirmuar si komisionare për Zgjerim. Sllovenja Kos do të pasojë hungarezin Oliver Varhelin. Javën e kaluar gjatë procesit të dëgjimit ka paralajmëruar ndryshim të qasjes së BE-së në dialogun Kosovë-Serbi. Javën e ardhshme në proces të dëgjimit do të kalojë edhe shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas.

Kanidatja për komisioneren e re për Zgjerim, Marta Kos, ka marrë tashmë konfirmimin nga komiteti për politikë të jashtme të PE për postin e saj të ri.

Ajo gjatë kësaj jave ka kaluar në procesin e dëgjimit, në këtë organ të Parlamentit Evropian. Nëpër të njëjtën procedurë, të martën më 12 nëntor do kaloj edhe shefja e ardhshme e diplomacisë evropian Kaja Kallas e cila duhet të përgjigjet ne pyetjet e deputetëve të lidhura me portofolin e Kallas në mandatin e ardhshëm pesëvjeçar.

Në këtë rrafsh, çështja e dialogut mes Kosovës e Serbisë pritet të ketë vend të konsiderueshëm gjatë dëgjimit.

Sllovenja Marta Kos, do e trashëgoj postin të cilin pesë vitet e fundit e ka ushtruar hungarezi Olover Vrahelyi, ka konfirmuar se do përfshihet në procesin e normalizimit të raporteve mes Kosovë e Serbisë.

Ajo gjithashtu ka paralajmëruar ndryshim të qajses së BE-së në dialog. Kjo gjë megjithatë duhet të konfirmohet nga vet Kallas, e cila do jetë në krye të procesit.

Java e dëgjimeve hyn në momentet më të rëndësishme për Parlamentin Evrpian i cili përcakton fatin e secilit kandidat, të nominuar nga çdo shtet anëtarë i Bashkimit Evropian.

Janë gjithsej 26 kanidat të cilët kalojnë nëpër këtë proces ku sigurohet nëse komisionerët e ardhshëm janë të përshtatshëm për detyrën e besuar.

Komesarët nominohen sipas parimit, një shtet një komesar. Kandidatja e 27-të, aq sa anëtarë numëron BE-ja është presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Ajo personalisht tashmë e ka konfirmimin nga ana e Parlamentit Evropian.

Të gjitha dëgjimet përfundojnë nga mesi i javës që vjen. Shpejtë pas përfundimit të procesit dëgjimor, Parlamenti Evropian duhet të votojë sërish për të zyrtarizuar kolegjin e ri, kur edhe konfirmohet struktura e re e Komisionit evropian e cila do jetë në këto zyre deri në vitin 2029.

Akoma besohet se procedurat do përfundojnë me kohë dhe se Komisioni i ri Evropian do nisë me punën më 1 dhjetor të këtij viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.