Sot nga të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë, një person u qëllua dhe mbeti i plagosur.
Gazeta ka mësuar se plagosja ndodhi rreth orës 13:00 në rrugën “Fehmi Lladrovci” dhe se personi i cili mbeti i lënduar nga të shtënat e armës është një zyrtar policor.
Polici i cili mbeti i plagosur në Fushë Kosovë është Misin Krasniqi – i cili thuhet se ishte kalimtar rasti në momentin kur u qëllua me armë zjarri.
Nga informacionet e para bëhet e ditur se polici i cili u qëllua me armë zjarri ishte jashtë detyrës zyrtare dhe i takon Njësisë së Trafikut.