Kurti u thotë mërgimtarëve në Frankfurt se patriotët e punëtorët më të mëdhenj janë në diasporë, jo në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, iu ka thënë mërgimtarëve në Frankfurt gjatë një tubimi, se “punëtorët e patriotët mëdhenj janë në diasporë”.

Në këtë tubim mori pjesë edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila e shpërndau fjalimin e saj e të Kurtit në Facebook.

Në atë fjalim, Kurti thotë se ”kur themi që ne atje jemi brenda e ju jasht, nuk jemi të sigurt; sepse kur i ke punëtorët e patriotët më të devotshëm në diasporë, dhe i ke mendjen më të ndritura jashtë”.

“Më lejoni ta filloj me një thënie të Faik Konicës të 1901 se ‘të gjitha ndryshimet politike kanë pasur pëherë dy faktor: emigrantët dhe një elitë e vogël e lindur apo intelektuale brenda vendit’. Ky është kombinimi fitues për kombin tonë. Por, përderisa atë kohë thuhej ‘elita brenda vendit’ ne në fakt sot filluam takim me studentë, ekspertë e shqiptarë në Frankurtë, për t’u bindur se jo vetëm patriotët më të devotshëm dhe punëtorët më të mëdhenj, por edhe studentët dhe punëtorët më të zotë i kemi në diasporë”,  ka deklaruar Kurti.

“Prandaj kur themi që ne atje jemi brenda e ju jasht, nuk jemi të sigurt; sepse kur i ke punëtorët e patriotët më të devotshëm në diasporë, dhe i ke mendjen më të ndritura jashtë, pra edhe zemra edhe truri edhe muskuli, atëherë të lind pyetja kush është brenda kush është jashtë? Ndoshta na atje brenda jena më jashtë se ju, e ju që jeni jashtë jeni më brenda se ne që jemi atje”, ka thënë Kurti.

Kurti ka zhvilluar disa tubime me mërgatën shqiptare para fushatës zgjedhore për votimet e 9 shkurtit

Leave a Reply

Your email address will not be published.