Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se me kryeministër Bedri Hamza do të kthehen në binarë raportet me partnerët ndërkombëtar.
Çitaku tha se Kosova është hyrë në një klub me Rusinë dhe Bjellorusinë, e gjithë kjo sipas saj për shkak të Kurtit.
“Në ditën e parë si kryeministër, Bedri Hamza do të kërkoj që të bashkërendoj cdo hap me aleatët tanë…”
Unë jam e bindur që kryeministrin Bedri Hamza raportet e Kosovës me aleatët do të kthehen në binarë. Imagjinojeni Kosova sot është në sanksione, e ka fut Kosovën në një klub me Rusinë dhe Bjellorusinë kjo qasje e papërgjegjshme e Kurtit”, ka thënë Çitaku.