Azemi në Ferizaj: Ndryshimi është i mundur vetëm me “Rrugën e Re” dhe me LDK-në

Visar Azemi, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, mbrëmjen e së dielës ka qënduar në fshatin Greme të Ferizajt.

Gjatë diskutimit me qytetarë, Azemi thotë se të gjithë ishin të mendimit se ky ndryshim është i mundur vetëm me “Rrugën e Re” dhe me LDK-në

“Aty u pritëm ngrohtësisht nga banorët e këtij fshati dhe fshatrave përreth, të cilët treguan entuziazëm për këto takime që po i zhvillojmë në Komunën e Ferizajt. Gjatë takimit, diskutuam për të ardhmen e përbashkët dhe nevojën urgjente për ndryshim.

Të gjithë ishim të mendimit se ky ndryshim është i mundur vetëm me “Rrugën e Re” dhe me LDK-në, që është e angazhuar për një zhvillim të qëndrueshëm e të drejtpërdrejtë për të gjithë. Bashkë jemi të pamposhtur dhe mund të arrijmë çdo qëllim në mënyrë që të krijojmë një të ardhme më të mirë”, thotë Azemi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.