emergjencë për trajtim të mëtejshëm”, tha Gashi.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë organet kompetente, përfshirë policinë dhe ekipet e emergjencës mjekësore.
E drejtori rajonal i Policisë, Shaban Shala, ka konfirmuar detaje rreth rastit, duke deklaruar se viktimat janë të moshës 20 dhe 21 vjeç.
“Kur kemi arritur në vendngjarje, kemi gjetur një viktimë aty dhe i dyshuari kishte ikur. Si pasojë e kësaj, kemi një person që nuk kishte shenja jete dhe një tjetër që ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin Rajonal të Pejës, pasi nuk ka mundur të përballojë plagët”, tha Shala.
Ai tutje tregoi se bëhet fjalë për 4-5 gjuajtje me armë zjarri.
I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Klinë është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Lidhur me rastin është deklaruar edhe prokurorja Sahide Gashi. Ajo ka thënë se ende nuk dihen motivet që çuan në këtë akt të rëndë.
“Rasti është tragjik, pasi ka marrë jetën e dy personave të rinj. Detajet ende nuk i kemi, por jemi në proces të mbledhjes së provave dhe ekzaminimit të vendit të ngjarjes”, tha Gashi.
Ajo shtoi se trupat e viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
“I dyshuari, edhe ai i moshës së re, është arrestuar falë punës së shpejtë të policisë”, përfundoi prokurorja.