Një prind në Dragash publikon foton e një nxënësi duke shkuar në shkollë me ngrohëse elektrike

Një prind ka publikuar një fotografi të një nxënësi me ngrohëse elektrike në duar, duke shkuar për në shkollë.

Siç thotë një faqe lokale e komunës së Dragashit, nxënësi është i shkollës “Fetah Sylejmani” ku pretendon se shkolla ka mungesë të lëndëve djegëse.

“Si pasojë e mungesës së lëndëve djegëse në shkollat e Dragashit. Nxënësit po detyrohen të marrin me vete edhe grealic”, thuhet në shkrim.

Komuna e Dragashit nuk është sqaruar nëse ka furnizim apo jo me lëndë nxehëse në këtë shkollë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.