Abdixhiku e mbështet vendimin e Jehona Lushakut: Të gjitha komunat ta ndalojnë përdorimin e doracakëve

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka mbështetur vendimin e drejtoreshës për Arsim në Prishtinë, që të ndalohet përdorimi i doracakëve për edukim seksual.

Abdixhiku ka kërkuar nga të gjitha komunat të veprojnë njëjtë.

Postimi:

Mbështes, vendimin e Jehonës dhe të Kryeqytetit në ndalimin e përdorimit të Doracakëve ‘Edukatë Seksuale dhe Shëndeti riprodhues’ 1-5, 6-9 dhe 10-12 në shkollat e Prishtinës.

Të gjitha komunat e Kosovës të marrin hapa të ngjashëm dhe të ndalojnë përdorimin e këtyre materialeve në shkollat e tyre, dhe kështu të mbrojnë fëmijët tanë nga eksperimentet e pushtetit!

Me LDK-në, pas 9 shkurtit, do ta kthejmë dinjitetin e mësimdhënësve dhe vet institucionit arsimor. Shkollat do të jenë një vend ku fëmijët tanë do të jenë të sigurtë, të dijshëm e të zhvilluar!

Leave a Reply

Your email address will not be published.