Kurti për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut: Vendos Gjykata Kushtetuese

Kosovo Prime Minister Albin Kurti speaks to The Associated Press, Thursday, Oct. 3, 2024, in Warsaw, Poland. (AP Photo/Czarek Sokolowski)

Derisa i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, kreu i qeverisë kosovare, Albin Kurti, foli edhe për debatin për gjuhën shqipe në Maqedoni dhe nëse këtë çështje e ka ngritur në takim me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, pë të cilën ai tha se kjo çështje është e Gjykatës Kushtetuese maqedonase.

“Duhet ta sqarojmë një gjë, nuk ka në Maqedoni të Veriut ligje për përdorimin e gjuhës shqipe dhe nuk ka pasur as në të kaluarën. Ekziston Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, që e përmend shifrën 20 për qind, por ai nuk është ligj për përdorimin e gjuhës shqipe, ligj për përdorimin e gjuhëve”, tha kryeministri, i cili tutje vijoi duke thënë se duhet të pritet një vendim i drejtë i Kushtetueses atje.

“Besoj që duhet të gjithë të presim për një vendim të drejtë të Kushtetueses atje që nuk bën përjashtime as diskriminim e i cili e respekton shumëgjuhësinë në Maqedoninë e Veriut, ku nuk e flasin e gjithë popullsia të njëjtën gjuhë. Ju e dini që në Kosovë, ndonëse janë rreth 93 për qind shqiptarë, 4 për qind i kemi serb dhe serbishtja është gjuhë zyrtare, por në Maqedoninë e Veriut nuk mund të thuhet se na paska qenë shqipja gjuhë zyrtare e tash po rrezikohet, kjo nuk është e vërtetë”, tha Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.