Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka drekuar sot bashkë me ambasadorët e shteteve të Bashkimit Evropian.
Lajmin e ka konfirmuar presidentja, e cila tha se takimi ndodhi nën organizimin e presidencës hungareze.
“…diskutim rreth hapave tutje për ta përshpejtuar integrimin e vendit tonë drejt BE-së”, ka shkruar Osmani.
Postimi i plotë:
Sot në drekë pune me ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të vendeve fqinje, nën organizimin e presidencës hungareze, në diskutim rreth hapave tutje për ta përshpejtuar integrimin e vendit tonë drejt BE-së.