Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës zhvilloi një aksion në pjesën veriore të vendit.
Në këtë aksion Policia gjeti uniforma, municion dhe pajisje tjera ushtarake.
Lidhur me këtë ka ardhur reagimi nga ana e Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Sveçla ka thënë se këto nuk janë thjeshtë mbetje të bandave kriminale e terroriste por edhe vendstrehim i armëve për planifikimet e tyre të errëta.
‘’Për dy ditë radhazi ka vazhduar aksioni i Policisë së Kosovës në veri të vendit ku në lokacione të ndryshme janë gjetur sasi e konsiderueshme e armëve, municionit e uniformave dhe pajisjeve për prodhimin e kriptovalutave.Këto nuk janë thjeshtë mbetje të bandave kriminale e terroriste por edhe vendstrehim i armëve për planifikimet e tyre të errëta’’, ka thënë Sveçla.
Si Qeveri e Republikës së Kosovës bashkë me Policinë e Kosovës dhe të gjitha institucionet tjera jemi të përcaktuar qartë që rendi juridik e kushtetues, sovraniteti e integriteti, rendi dhe ligji, liria, barazia e drejtësia do të mbizotërojnë gjithandej shtetit tonë, ka shtuar më tutje Sveçla.