Bedri Hamza në Xerxë: Bizneset i mbështesim me investime, por kërkojmë prej tyre më shumë mbështetje për punëtorët

Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka vizituar një biznes prodhues në Xerxë të Rahovecit.

Hamza ka thënë se do t’i mbështesin ndërmarrjet që t’i rrisin investimet e tyre, por prej tyre ka kërkuar që t’i mbështesin më shumë punëtorët, me vende pune të qëndrueshme, kushte e paga të dinjitetshme.

“Një vizitë në Frigo Star, një emër i besuar në industrinë e teknologjisë së ushqimit në Xerxë të Rahovecit. Ky është një rajon bujqësor, me shumë vreshtarë e perimtarë të dalluar, që i mbushin tryezat tona me prodhime vendore. Gjithandej Kosovës, njerëzit që duan të punojnë, që kanë ide e plane, do ta kenë mbështetjen time.

Ne do t’i mbështesim ndërmarrjet që t’i rrisin investimet e tyre, por prej tyre kërkojmë t’i mbështesin më shumë punëtorët, me vende pune të qëndrueshme dhe me kushte e paga të dinjitetshme. Vendit i duhen investime publike që nxisin punësim dhe zhvillim. Kosova mundet ma mirë!”, ka shkruar Hamza.

Leave a Reply

Your email address will not be published.