“Më duhet të të korrigjoj se kemi kërkesa të vazhdueshme edhe nga vetë qeveria gjermane dhe ajo franceze e natyrisht edhe BE-ja që ky plan nuk është plan franko – gjerman por është plan evropian në mbështetje edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se propozimi franko-gjerman është i ndarë në dy faza.
“Në nëntor ishte një proces që shumë pak ka marrë vëmendje në Serbi ose në vendet e tjera që mund të mos e ndjejnë ndikimin e tyre por në Kosovë ka qenë nja hap i madh përpara. Ajo çka doli tjetër në të njëjtën periudhe kohore ishte plani evropian. Më duhet të të korrigjoj se kemi kërkesa të vazhdueshme edhe nga vetë qeveria gjermane dhe ajo franceze e natyrisht edhe BE-ja që ky plan nuk është plan franko – gjerman por është plan evropian në mbështetje edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dhe, përmbajtja e këtij plani edhe pse u mbajt jashtë syve të publikut në fakt pati disa informacione, komponentë të planit që kanë dalë për opinionin publik, por çka mund të ju them sot këtu në esencë plani përmban zgjidhjen finale, procesin e normalizimit të përgjithshëm të ndarë në dy faza”, ka thënë ajo në një diskutim të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës.
Lexo Edhe:
Studentja shqiptare zbulon një metodë të re të humbjes së peshës
Rama flet shqip në Beograd: Do qëndrojmë së bashku apo duke i vënë flakën …
Ndërsa sipas saj faza e parë e këtij plani në të cilin mbështetje pati edhe nga SHBA-ja përmban çështje të cilat kanë mbetur të hapura por që nuk përfshin njohjen reciproke në mes të dy shteteve.
Derisa ka konfirmuar se tashmë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe zv.kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi kanë nisur komentet e tyre për këtë plan të cilin e kanë quajtur mjaft serioz.
“Dhe faza e parë është faza e cila merret me të gjitha çështjet të cilat kanë mbetur të hapura e natyrisht edhe me avancimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Por nuk e përmban njohjen reciproke. Faza e dytë është faza e cila tutje synon njohjen natyrisht edhe normalizimin e plotë dhe në këtë dokument në këtë propozim natyrisht që Kosova nuk ka qëndruar indiferente edhe, kryeministri Kurti dhe ZV kryeministri Bislimi keni dëgjuar që prej fillimit kanë thënë që është propozim serioz por që kanë ose rezervojnë të drejtën të japin komentet e tyre të cilat tashmë veç i kanë përcjellë tek propozuesit, gjegjësisht edhe tek vendet të cilat janë përfshirë përmes emisarëve por gjithashtu edhe tek ndërmjetësi i Bashkimit Evropian”, ka thënë Kusari Lila.