Gjenerali Rrahman Rama ka zhvilluar një takim me qytetarët e Suharekës.
Kandidati për deputet i PDK-së, ka publikuar disa fotografi dhe ka treguar se është takuar me bashkëluftëtarë dhe qytetarët e Suharekës.
Ai thotë se kjo vizitë është angazhim i vazhdueshëm për t’u takuar me njerëz anembanë Kosovës.
Postimi i plotë:
Atmosferë e mirë dhe entuziazëm i madh sot në takimin me bashkëluftëtarë dhe qytetarë të Suharekës.
Kjo vizitë është pjesë e angazhimit tonë të vazhdueshëm për t’u takuar me njerëz anembanë Kosovës, duke dëshmuar frymën pozitive dhe vullnetin për ta bërë Kosovën një vend edhe më të mirë për të gjithë.