Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LV-së u paraqit nominimi për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje për zgjedhjet e 9 shkurtit, Albin Kurti.
Nga aty, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se Kosova ka pasur suficit të liderëve, por Albin Kurti, sipas tij, është i rrallë, raporton Ekonomia Online.
“I priu me guxim protestave të studentëve, ishte krahu i djathtë i Adem Demaqit në UCK dhe pastaj një figurë shumë e guximshme mes burgosjeve politike në burgjet e Serbisë”, ka thënë Konjufca.