Rrahman Rama takohet me qytetarë të Vushtrrisë dhe Mitrovicës

Gjenerali Rrahman Rama, ka vazhduar takimet e tij me qytetarët në Vushtrri e Mitrovicë.

Ai sot ka pritu në takim dhjetëra qytetarë të Vushtrrisë.

“Kam pritur sot dhjetëra qytetarë të Vushtrrisë, me të cilët diskutuam për dy orë në ambientet e zyrës tonë.

Jam shumë i lumtur me interesimin e tyre dhe me energjinë që ma dhanë sot”, shkruan gjenerali Rama në Facebook, teksa ka publikuar edhe video nga takimi.

Kandidati për deputet i PDK-së, ka vazhduar më pas takimet edhe në Mitrovicë.

“Takimi me të rinjtë e Mitrovicës më solli perspektiva interesante, që padyshim janë të vyera për rrugën që kam marrë.

E kam thënë që zëri i rinisë duhet të dëgjohet në të gjitha proceset, se vetëm kështu mund ta bëjmë #mamirë”, shkroi gjenerali Rrahman Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published.