“Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi janë rrahur mes vete. Si pasojë e rrahjes katër nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore (njëri nga ta lëndime të rënda) dhe të gjithë kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Gjashtë persona janë arrestuar pasi janë rrahur mes vete si dhe kanë pësuar lëndime trupore.
Tutje në raport bëhet e ditur se si pasojë e rrahjes katër persona kanë marrë lëndime trupore (njëri nga ta lëndime të rënda) dhe të gjitha kanë pranuar tretman mjekësor.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 23:00 në rrugën “Hamit Bojniku”, në Prizren.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.