Admirali amerikan: NATO-ja mbështet dialogun, rruga e vetme për adresimin e çështjeve politike

Admirali i Marinës Amerikane, Stuart Munch, ka thënë se NATO e mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se ai ka thënë kështu pas një takimi që e pati me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, duke u shtuar se kanë biseduar për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

“Ai gjithashtu theksoi mbështetjen e NATO-s për dialogun Prishtinë-Beograd të lehtësuar nga BE-ja, si e vetmja rrugë përpara për të adresuar çështjet politike për të mirën e të gjitha komuniteteve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.