“Ne jemi mësuar mjaft me ndryshimin në gjatësi. Unë jam shumë i shkurtër, kështu që të gjithë janë të gjatë për mua, dhe Dylan është aq i gjatë sa të gjithë janë të shkurtër me të, kështu që nuk ka rëndësi për ne”, thotë amerikani Brooke.
“Njerëzit zakonisht komentojnë për këtë ndryshim, dhe kryesisht ata i thonë të gjitha llojet e gjërave Dylanit, sepse ai është jashtëzakonisht i gjatë. Në rrjetet sociale, ata gjithmonë pyesin se si funksionon ‘seksi’ dhe nëse ndryshimi ynë në gjatësi ndryshon intimitetin tonë, gjë që ndodh. Por është vërtet qesharake për ne, e dinim që të tjerët do të flasin për marrëdhënien tonë dhe do të bëjnë komente të tilla”, shtoi ajo.
Çifti ndan video për marrëdhënien e tyre në rrjetet sociale, shpesh me miliona shikime.
Brooke Dostillio dhe i dashuri i saj basketbollist, Dylan Painter kanë tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale për shkak të ndryshimit të madh në gjatësi mes tyre.
Çifti është në një lidhje që nga fillimi i vitit 2020 dhe theksojnë se diferenca në gjatësi nuk i shqetëson, por theksojnë se bashkë janë perfekt sepse “të kundërtat tërhiqen”.
Njerëzit janë më të interesuar nëse kanë probleme gjatë seksit, duke pasur parasysh se Dylan është 210 cm i gjatë dhe Brooke është vetëm 152 cm.