Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka konfirmuar se Qeveria e Kosovës do të detyrohet t’i kthejë 8 milionë euro kryetarit të Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacollit, për çështjen e “Hotel Grand” në Prishtinë ashtu siç edhe raportoi Albanian Post.
Haxhiu përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se Qeveria është e obliguar që ta kthejë vlerën monetare të cilën Pacolli ia kishte dhënë Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).
“E vetmja gjë për të cilën obligohet Republika e Kosovës, është kthimi i vlerës monetare të cilën Pacolli ia kishte dhënë AKP-së në emër të privatizimit. Edhe pse ai nuk ishte palë në procedurë, AKP kishte pranuar mjetet e tij. Këto tani ne detyrohemi t’i kthejmë”, ka shkruar Haxhiu.