Aeroporti ”Adem Jashari”: Konfiskohen 50 fishekë në valixhen e një personi

Në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, oficerët e doganës kanë konfiskuar dje 50 fishekë.

Të njëjtat u kapën nga valixhja e një personi të dyshuar (mashkull) menjëherë pas mbërritjes së tij, transmeton klankosova.tv.

Sipas policisë, municioni është sekuestruar dhe rasti është cilësuar si “Armëmbajtje pa leje”.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Leave a Reply

Your email address will not be published.