Kurti thotë se raportet me SHBA-të janë të shkëlqyera

 

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyera me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Madje ai shton se ShBA-ja është partneri kryesor, aleati i pazëvendësueshëm dhe miku special i Kosovës

“Në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ne kemi marrëdhënie të shkëlqyer, të cilët nuk janë vetëm në fushën e diplomacisë, janë edhe në fushën e mbrojtjes dhe të zhvillimit”.

“Komunikimet tona zhvillohen në mënyrë zyrtare, në mes institucioneve të shtetit, më parë se me ndërmjetësues e kompani, e kemi ambasadën e Republikës së Kosovës, e kemi ambasadorin Ilir Dugolli, i cili punon ditë e natë”, tha Kurti për KP.

“Unë nuk shoh kurrfarë vështirësish për marrëdhënien e shkëlqyer me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që janë partneri ynë kryesor, aleati ynë i pazëvendësueshëm dhe miku special”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.