/

Janë mobilizuar nga Putini për Ukrainë, por del video e rrallë e rusëve të pakënaqur

“Kemi pyetje. Fillimisht a do të ketë pagë për ata që janë mobilizuar? Po flasë për ndihmë materiale për të cilën kanë nevojë familjet tona, ata duhet të hanë. Neve mund të nisin për luftë dhe nuk e dimë se çfarë do të ndodhë me ne. Është pyetja jonë e parë, pasi e dimë që në rajonet e tjerë po i paguajnë ata që janë mobilizuar”, thotë burri në rrobat ushtarake. Reklama

Një grup rusësh nga rajoni Omsk në jugperëndim të Rusisë, kanë bërë thirrje publike autoriteteve që t’i paguajnë të mobilizuarit.

Siç raporton Sky News, videoja e publikuar më poshtë është një video e rrallë që tregon pakënaqësinë e rusëve të mobilizuar, transmeton Telegrafi.

Në videon e publikuar nga portali SOTA, grupi i burrave të mobilizuar tregojnë se si i kanë lënë familjet e tyre në shtëpi për t’ju bashkuar mobilizimit të Putinit.

“Shpresojmë për më të mirë dhe jemi të gatshëm të shkojmë. Këtu jemi, na mbështesni ne dhe familjet tona”, shtoi burri nga Omsku i cili dukej shumë i zemëruar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.