Vuçiç s’firmos marrëveshjen për sanksionet ndaj Rusisë? Zbulohet lëvizja e presidentit serb

Aleksandër Vuçiç, presidenti serb nuk ka firmosur marrëveshjen për sanksionet ndaj Rusisë në samitin e BE-Ballkanit Perëndimor i cili u zhvillua në Tiranë sot.

Sipas mediave Vuçiç ka thënë se qëndrimi i Serbisë kundrejt sanksioneve të Rusisë është çështje respekti. Më tej, Vuçiç shton se për këtë vendim do pyetet populli, qeveria dhe parlamenti i Serbisë për të qenë kështu ata që do të vendosin për të ardhmen e Beogradit.

“Nuk kemi asgjë kundër që ata të shkruajnë faktet se ne nuk jemi dakord me sanksionet. Është fakt. Nuk mund t’ju them të gjitha detajet. Unë thashë se qëndrimi ndaj sanksioneve është qëndrim ndaj nesh serbëve dhe qytetarëve të Serbisë. Rusia vendosi sanksione në vitin 1992, ne jo. Është një çështje respekti për ne dhe për atë që kemi kaluar, nëntë vite që kemi vuajtur sanksionet ndaj të cilave u ekspozuam dhe duke parë se çfarë i sjellin popullit dhe nuk është e natyrshme që ne të marrim pjesë në këtë.

Marrëdhëniet tona janë të ndryshme për çështjen e integritetit territorial ose për çështjen e infrastrukturës energjetike në Ukrainë, siç u shkatërrua në Serbi, ky qëndrim është pak më ndryshe. Ne kemi qëndrimin tonë, por e kemi kuptuar mirë vendimin e BE-së dhe kujt i referohet. E kuptova shumë mirë edhe diskutimin e tetë anëtarëve. Ne ju pyetëm drejtpërdrejt dhe ju u përgjigjët drejtpërdrejt. Do të pyes popullin dhe parlamentin në Serbi dhe Qeverinë e Serbisë dhe pak veten. Unë besoj fuqishëm se ne vendosim për të ardhmen tonë, e jo dikush tjetër”- tha Vuçiç.

Leave a Reply

Your email address will not be published.