Përleshjet me ushtrinë ruse në rajonin e Kharkivit muajin e fundit, iu krijoi mundësinë trupave ukrainase të merrnin një numër shumë të madh pajisjesh ushtarake, duke përfshirë këtu 400 tanke, 600 automjete të blinduara dhe 44 sisteme raketash.
Presidenti Vladimir Putin ka marrë lajmin me të keq në ditën e 70 vjetorit të tij. Sipas të dhënave, nga inteligjencat e huaja, Rusia tashmë është furnizuesi më i madh me armë i ushtrisë së Ukrainës, ndërkohë që pjesa më e madhe e tankeve ruse, është në duart e ushtarëve vendas.
Një pjesë e këtyre pajisjeve ishin në gjendje pune, ndërsa një pjesë tjetër kishte nevojë për riparime të vogla.
Përkthyer në shifra kjo nënkupton se, Rusia tani është furnizuesi më i madh i armëve për Ukrainën, duke tejkaluar të gjithë aleatët e tjerë së bashku.
Inteligjenca ushtarake britanike beson se gjysma e flotës së tankeve të Ukrainës tani mund të përbëhet nga automjete që trupat e demoralizuara ruse i dorëzuan.