/

1.3 miliard dollarë ndau FMN-ja për Ukrainën

“Autoritetet ukrainase meritojnë kredi për ruajtjen e një shkalle të konsiderueshme të stabilitetit makro-financiar në këto rrethana jashtëzakonisht sfiduese. Ndërsa ekonomia i përshtatet luftës së zgjatur, politikat kryesore makroekonomike synonin ruajtjen e shpenzimeve prioritare, lehtësimin e presionit mbi monedhën kombëtare hryvnia dhe rezervat valutore, si dhe ruajtjen e stabilitetit financiar”, tha Georgieva.

Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka miratuar disbursimin e 1.3 miliard dollarëve për Ukrainën në kuadrin e Mjetit të Financimit të Shpejtë (RFI) për të ndihmuar në plotësimin e nevojave urgjente të bilancit të pagesave shkaku i deficitit të shkaktuar nga vështirësitë e eksportit të grurit, njoftoi organizata ndërkombëtare.

Shtrirja dhe intensiteti i luftës së Rusisë kundër Ukrainës, e cila filloi më shumë se shtatë muaj më parë, ka shkaktuar vuajtje të mëdha njerëzore dhe probleme ekonomike, shkruan në deklaratën e FMN-së.

Ata treguan se, mes zhvendosjes masive të popullsisë dhe shkatërrimit të banesave dhe infrastrukturës kryesore, GJDP-ja reale e Ukrainës parashikohet të bjerë me 35 për qind në vitin 2022 krahasuar me vitin 2021 dhe se nevojat për financim mbeten shumë të larta.

Drejtoresha e FMN-së, Kristalina Georgieva tregoi në një deklaratë me shkrim se deficiti fiskal i Ukrainës është rritur në nivele të paprecedentë, raporton reuters.

Ajo vuri në dukje se në këtë kontekst dhe në dritën e nevojave të vazhdueshme urgjente të bilancit të pagesave, përfshirë deficitin e madh në eksportet e grurit, FMN miratoi financime të reja urgjente për Ukrainën në shumën totale prej 1,005.9 miliard të drejta të veçanta tërheqjeje, ose rreth 1.3 miliard dollarë amerikanë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.