/

Banda shqiptare që në transportonin edhe të miturit drejt Anglisë, shkatërrohet në Spanjë

Sipas mediave spanjolle, mafia shqiptare me bazë në Bizkaia u kishte kërkuar të miturve plot 15,000 euro për futjen e tyre në Mbretërinë e Bashkuar, ku fillimisht i fusnin si turistë në tragete nga Porti i Bilbaos dhe gjithashtu nga Santander, që më pas të arrinin të shkonin në destinacionin final.

Disa ditë më parë 7 shqiptarë janë vënë në pranga pas operacionit policor të organizuar që prej vitit 2019. Mësohet se të arrestuarit u kapën në flagrancë duke tentuar të kalonin ilegalisht drejt Anglisë disa shqiptarë, mes tyre edhe të mitur.

Ky ishte çmimi i “biletës” që mafia shqiptare në Santurtzi, Muskiz dhe Portugalete, u faturoi “klientëve” të saj për kalim të parregullt në bregdetin anglez. Policia ka mundur që të vërë në pranga 7 shqiptar, 5 prej tyre në Bizkaia dhe 2 të tjerë, të dyshuar si drejtues të organizatës klandestine, në aeroportin Barajas të Madridit, kur po përgatiteshin të ktheheshin në Shqipëri, ku kishin një standard të lartë jetese.

Pavarësisht kontrolleve dhe operacioneve të herëpashershme të policisë, një pjesë e mirë e shqiptarëve që kanë zgjedhur këtë “profesion”, kanë mundur që të fitojnë mjaft para. Në rastin konkret, të arrestuarit në operacionin e fundit, kanë fituar nga 3,000 deri në 15,000 euro për çdo kalim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.