/

Historiani serb: Vuçiq kërkon mbështetjen e Perëndimit për çështjen e Kosovës, ndërsa Serbinë e bëri një Bjellorusi të Ballkanit

“Duke vepruar kështu, që është cinizëm i paprecedent, Vuçiq i referohet ligjit ndërkombëtar. Pasi e ka kthyer Serbinë në një shërbim të propagandës dhe të inteligjencës së Putinit, pasi ka rusifikuar dhe putinizuar plotësisht opinionin publik të Serbisë me veprimet goebelsiane të mediave të tij ekstremiste, autoritari në krye të saj tani po ankohet se i njëjti opinion publik nuk do ta përcjell atë në vendosjen eventuale të sanksioneve ndaj Rusisë”, thotë historiani serb për “Danas”.

Historiani serb, Milivoj Beshlin thotë se dy temat kryesore të një paraqitjeje kuazi historike të presidentit serb Aleksandar Vuçiq ishin dy refuzimet e tij – për të përafruar politikën e jashtme dhe të sigurisë së Serbisë me BE-në, drejt së cilës Serbia nominalisht aspiron, dhe së dyti për të shkuar drejt zgjidhjes së marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Ai thotë se është e pabesueshme se sa kokëfortë është Vuçiç në mbështetjen e regjimit kriminal të Putinit dhe akteve të agresionit dhe dhunës së tmerrshme në Ukrainë.

Prandaj, thekson Beshlin, ai [Vuçiq] ia ka kthyer shpinën Evropës dhe mbarë botës demokratike, e ka sjell Serbinë në rangun e Bjellorusisë së Ballkanit, kurse kërkon mbështetjen e BE-së dhe demokracive perëndimore në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

“Vuçiq sikur nuk e sheh se çështjet e harmonizimit të politikës së jashtme të Serbisë me BE-në dhe zgjidhjes së çështjes së Kosovës janë të lidhura ngisht”, thotë Beshlin.

Në të njëjtën kohë, ai thotë se pretendimet e Vuçiqit për kinse presionet ndaj Serbisë është një nonsens i plotë.

“Nuk ka presion, thjesht është thënë shumë qartë: nëse bëni një zgjedhje të caktuar dhe keni të drejtë ta bëni këtë – si çdo zgjedhje, nënkupton pasoja të caktuara. Ky është përkufizimi i pjekurisë politike. Ju duhet të bartni pasojat e zgjedhjeve tuaja. Vuçiq bëri zgjedhjet e tij, ato janë thellësisht historikisht të gabuara dhe amorale, por Perëndimi ende po i shikon nëpër gishta. Tërë retorika e tij e tepërt dhe kryesisht boshe i kushtohet një mashtrimi të dyfishtë – nga njëra anë, e qytetarëve të Serbisë dhe votuesve të tij, të cilët duhet të vëzhgohen dhe të frikësohen në mënyrë që ai të shfaqet si shpëtimtar; ndërsa nga ana tjetër synohet të fitojë kohë dhe të mashtrojë liderët evropianë dhe perëndimorë, se ai ‘sa nuk’ është thyer në anën e pjesës demokratike të njerëzimit”, thekson Beshlin.

Sipas fjalëve të tij, Vuçiq nuk ka vullnet, forcë, guxim dhe kapacitet politik për të bërë ndonjë përparim historik.

Leave a Reply

Your email address will not be published.