Rusja e ‘tërbuar’ pështyu policin amerikan në protestën pro ukrainaseve, por e pëson keq

E rasti më i fundit që mbështet këto pretendime është filmuar me telefon të mençur, ku shihet një ruse e cila i bërtet policëve amerikanë që kishin dalë për të monitoruar situatën nga afër dhe kujdeseshin për mbarëvajtjen e kësaj proteste.

Rusët që kanë dyshtetësi po u pengojnë protestat që po organizohen në mbarë botën, në shenjë solidarizimi dhe mbështetje për popullin ukrainas.

Në një moment ajo humb durimin dhe nuk mund të pajtohej me faktin se shumë qytetarë amerikanë kishin dalë në mbështetje të popullit ukrainas, dhe pështynë në fytyrë zyrtarin policor.

Duke menduar se do të largohet pa u ndëshkuar, largohet dhe fillon të ecë me shpejtësi, por ajo kapet dhe derisa i reziston prangosjes, detyron policët që ta përplasin për tokë për ta arrestuar.

Është interesant se edhe gjatë procesit të prangosjes ajo nuk shfaq shenja pendese, pasi sërish e pështynë policin, ku kolegët e tij intervenojnë duke ia mbajtur kokën poshtë.

Raste të tilla të rusëve me dyshtetësi janë parë duke ndodhur në vende të ndryshme të botës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.