Blero konfirmon dhe tregon arsyet e ndarjes me Afrona Dikan

“Unë dhe Afrona Dika i kemi dhënë fund martesës sonë dyvjeçare në maj të këtij viti. Arsyet janë tërësisht personale dhe që na përkasin vetëm neve. Nuk ka pasur asnjë moment hapësire për interpretim, keqinterpretim apo përdorim të imagjinatës”.

Përmes një letre dedikuar miqve, familjarëve dhe fansave të tij, Blero Muharremi ka konfirmuar se ai dhe Afrona Dika i kanë dhënë fund martesës.

Tash e një kohë kanë qarkulluar thashetheme për ndarjen e kantautorit dhe modeles, ndërsa tashmë kjo është konfirmuar.

“Pra, miq e dashamirë, lidhja jone ka përfunduar, ndaj situata është e rënduar ashtu siç është, madje edhe pa e kthyer në pjesë të debatit publik. Unë po ju drejtohem me një kërkesë për herë të parë dhe të fundit, me shpresë që do të has në mirëkuptimin tuaj – ta lëmë ashtu siç është këtë pjesë të jetës sime dhe të mos merremi më gjatë me të”.

“Ky është vendim, i cili na përkiste vetëm mua dhe Afronës, ndaj dhe dëshiroj që ta mbajmë të tillë”, shkruan mes tjerash në postim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.