“Doktrina jonë mbështetet në interesat themelore të kombit”, tha ai për shërbimin publik France 2.
Presidenti francez, Emmanuel Macron ka thënë se Franca nuk do të përgjigjet me armë bërthamore nëse Rusia i përdor ato kundër Ukrainës.
“Ato janë të përcaktuara qartë dhe nuk do të prekeshin drejtpërdrejt nëse, për shembull, do të kishte një sulm bërthamor balistik në Ukrainë, në rajon”, shtoi ai.
Kjo është hera e parë që Macron flet në detaje për armët bërthamore të Francës në këtë kontekst. Ai shtoi se nuk është mirë të flitet shumë për këtë, raporton bloomberg.
“Pavarësisht kërcënimeve të Putinit, nuk ka indikacione konkrete se Rusia po lëviz armët bërthamore, gjë që do të tregonte se po përgatitet t’i përdorë ato”, pohoi i pari i shtetit francez.
Macron tha se Putini duhet të kthehet në tryezë për të diskutuar paqen në Ukrainë dhe se ai mendon se Kievit do të duhet të negociojë me të në një moment.
“Putini duhet të ndalojë këtë luftë, të respektojë integritetin territorial të Ukrainës dhe të kthehet në tryezë dhe të bisedojë”, tha Macron.