Me votat e 99 anëtarëve të asamblesë dhe një abstenim, Federata Ruse njihet si regjim terrorist.
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE) e ka njohur Rusinë si një shtet terrorist duke miratuar rezolutën “Përshkallëzim i mëtejshëm në agresionin e Federatës Ruse kundër Ukrainës”.
Deputeti ukrainas, Oleksiy Honcharenko, i cili është anëtar i delegacionit ukrainas në PACE, dhe Agjencia Kombëtare e Ukrainës për Parandalimin e Korrupsionit kanë konfirmuar lajmin.
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKE) është një asamble ndërparlamentare e parlamentarëve nga 46 shtete anëtare.
Teksti i rezolutës nuk është publikuar ende në faqen e internetit, vetëm draft-rezoluta dhe lista e amendamenteve të propozuara janë në dispozicion në faqen e organizatës për momentin.
Gjithashtu, rezoluta thuhet se kërkon t’i sigurojë Ukrainës më shumë mbrojtje ajrore dhe e quan të paligjshme praninë e Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Përpara votimit për miratimin e rezolutës, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky iu drejtua APKE-së përmes video lidhjes nga Kievi.
"Never yet in history was united Europe as strong as it is today" said #Ukraine President @ZelenskyyUa at @coe Parliamentary Assembly.
We support your country and your citizens in these most challenging and dangerous times.
See: https://t.co/TOuGM45rUE— Tiny Kox (@PACE_President) October 13, 2022