I armatosuri u gjet i vdekur të enjten në mëngjes, ka thënë policia.
Një i tretë është plagosur në sulm, raportoi BBC. Dy persona kanë vdekur pas të shtënave jashtë një bari të komunitetit LGBT në kryeqytetin sllovak, Bratislavë.
Nuk dihet motivi i sulmit. Megjithatë, mediat lokale kanë shkruar se ai kishte shkruar në rrjete sociale statuse që tregonin se kishte pikëpamje kundër personave LGBT dhe çifutëve.
I dyshuari është identifikuar nga mediat sllovake edhe si djali i një ish-kandidati për një parti politike të ekstremit të djathtë.
Kryeministri Eduard Heger e dënoi sulmin duke thënë se çdo formë e ekstremizmit është e papranueshme. Ndërkohë, presidentja Zuzana Caputova u bëri thirrje politikanëve të ndalojnë përhapjen e urrejtjes.