Faton Klinaku i reagon Sali Berishës

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka kritikuar liderin e PD-së, Sali Berisha, i cili e ka quajtur skandaloz fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Këshill të Evropës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Sali Berisha nuk ka fytyrë të flas për raportin e Dick Marty-t.

Ai ia ka rikujtuar Berishës se në vitin 2011 prej deputetëve shqiptarë vetëm deputeti i PD-së, Ilir Rusmali, e ka votuar këtë raport.

Postimi i tij i plotë:

Të rikujtojmë se atëherë Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së kishin mbledhur një peticion me mbi 230 mijë nënshkrime në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Preshevë, peticion të cilin ia kanë dërguar sekretarit të përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe kërkonin që të mos miratohej raporti.

Si votoi Shqipëria për raportin e Dick Marty në 25 janar 2011?

Shqipëria u përfaqësua në asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës nga tre deputetë. Por si e gjykuan ata raportin e Marty-t?

Shpëtim Idrizi, përfaqësues i PDIU ishte një nga 8 personat që votuan kundër.

Edhe përfaqësuesi i PS, Damian Gjiknuri votoi kundër raportit.

Përfaqësuesi i PD, Ilir Rusmali ishte i vetmi anëtar i delegacionit shqiptar që votoi pro raportit.

**Edhe ka ende fytyrë Sali Berisha që të flas**.

Leave a Reply

Your email address will not be published.