KEK qymyrin pasurinë nëntokësore të qytetarëve, vendos t’ua shes atyre dhe bizneseve për ta lehtësuar krizën energjetike!

“Për këtë qëllim, KEK ka ndarë një sasi prej rreth 150,000 ton, qymyr në minierën e Sibovcit Jug-Perëndim dhe ky proces është planifikuar te kryhet brenda 60 ditëve kalendarike. Lidhur me këtë, KEK ju njofton se sasia për qytetar është e limituar në një kamion prej 10 ton. Për më tepër,  KEK në bashkërendim me Ministrinë e Ekonomisë ka caktuar çmimi prej 15 € për një ton qymyr me TVSh, pa përfshirë koston e ngarkimit dhe transportit”, thuhet në njoftimin e lëshuar.

Si rezultat i krizës energjetike, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se do të mundësojë furnizim me qymyr për qytetarët dhe bizneset.

Sipas një njoftimi nga KEK, duke u bazuar në masat e ndërmarra të Qeverisë për zbutjen e krizës energjetike dhe duke iu referuar rekomandimit të Komitetit Teknik Emergjent, nga data 20 tetor i këtij viti, do të fillojë procesi i shitjes së qymyrit për qytetarë dhe biznese.

KEK ka bër të qartë se procesi i ngarkimit dhe transportit do të mundësohet nga një operator ekonomik, i përzgjedhur nga KEK dhe nuk mund të kalojë koston e ngarkimit prej 30€ për kamion dhe shumën prej 2.40€ për kilometër për transport.

“KEK fton të gjithë të interesuarit që të shfrytëzojnë ketë mundësi për furnizim me qymyr për të përballuar më lehtë koston e rritur për ngrohje gjatë sezonit dimëror. Lokacioni: Drejtoria e minierës në Bardh, pagesa e qymyrit përmes xhirollogarisë së KEK sh.a. ndërsa pagesa e ngarkesës dhe transportit bëhet tek OE”, thuhet në fund.

Leave a Reply

Your email address will not be published.