Mustafë Bajrami: Vuçiqi e shtini Ramën me ia mbyllë sytë Kurtit

Hoxha i afërt me VV-në, Mustafë Bajrami, ka komentuar videon “virale” të kryeministrit Rama, i cili në një kongres të forcave politike progresive në Berlin, ia mbylli sytë nga pas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Bajrami akuzoi kryeministrin Rama se këtë veprim e ka bërë nën direktivat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Unë mendoj se me të shtime të Vuçiqit Edi ja ka mshelë kështu sytë Albinit. Domethënë, po vërtetohet se është i shitur e bashkëpunëtor i Serbisë. Po, ma mirë mos të ngutemi. T’i presim analistat, profesorët e akademikët tanë ta thonë fjalën përfundimtare. Ata dinë me i lexuar thellësitë strategjike si zemrën, nijetin e prapaskenat e Edi Ramës. E pranoj: Unë nuk e kam atë kaçik…!” – shkroi ai

Leave a Reply

Your email address will not be published.