Ky është arrestim i dytë i këtij lloji brenda shtatë ditëve në Norvegji. E pas intervenimit, policia konfiskoi një sasi të pajisjeve fotografike, përfshirë edhe dronin si dhe disa kartela për ruajtjen e të dhënave.
Policia nervegjeze arrestoi një shtetas rus në aeroportin e qytetit Tromsoeu, nën akuzën se përdori dronin për të filmuar aeroportin dhe fluturaket ushtarake.
Bëhet fjalë për një burrë 51-vjeç, i cili pranoi se kishte ngritur në ajër dronin.
E sipas ligjeve në fuqi dhe sanksioneve perëndimore, kompanive ruse dhe qytetarëve të këtij vendi, u ndalohet përdorimi i mjeteve fluturuese në Norvegji.
“Nga fotografitë e konfiskuara që i kemi kontrolluar, pamë fotografi të aeroportit në Kirkens dhe ato të helikopterëve Bell të forcave tona”, tha policia Jacob Bergh.
I akuzuari tha në policia se ka hyrë në Norvegji përmes pikëkalimit kufitar në veri të vendit – në Storski dhe se ishte nisur për në Svalbard.
Ky është arrestimi i dytë i shtetas rusë në shtatë ditët e fundit. Edhe në rastin e parë, shtetasi rus ishte parë duke ngritur në ajër një dron.