Faktet që zyrtarja e Kombeve të Bashkuara i publikon, ku ushtarët rusë po i përdhunojnë ukrainaset me viagra

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, janë konfirmuar mbi 100 raste të sulmeve seksuale.

Nga Kombet e Bashkuara thonë se kjo shifër nuk është as afërsisht reales, pasi shumë sulme seksuale as që janë raportuar.

Zyrtarja e Kombeve të Bashkuara, Pramila Patten, ka thënë se gratë janë përdhunuar me ditë të tëra, dhe se ushtarët rusë po dhunojnë edhe djemtë dhe burrat të cilëve më pas po ua presin organet gjenitale.

Shumë gra kanë dëshmuar për të bëmat e ushtarëve – duke theksuar se kanë përdorur viagra për të kryer sa më shumë dhunime.

Sipas Patten që punon në departamentin për dhunën seksuale në vendet e prekura nga luftërat, ukrainaset kanë zbuluar detaje rrëqethëse.

Edhe kolegët e saj të tjerë nga Kombet e Bashkuara, kanë rrëfyer si ushtarët rusë po marrin viagra për të dhunuar ukrainaset.

“Është një taktikë e tmerrshme, e kjo vërehet qartë nga dëshmitë e këtyre sulmeve. Kombet e Bashkuara kanë konfirmuar mbi 100 rasteve të sulmeve seksuale në Ukrainë, që kur Rusia filloi pushtimin e këtij vendi”, shtoi Patten.

Leave a Reply

Your email address will not be published.