Numri i shqiptarëve që janë në burg aktualisht në Angli dhe Uells është 1500, nga 726 që ishte në vitin 2017.
Përkthyesit për kriminelët dhe të dyshuarit shqiptarë i kanë kushtuar 1.2 milion funte qeverisë britanike vitin e kaluar, nga 507.000 sa ishte kostoja në 2017.
The Sun shkruan se bandat shqiptare kontrollojnë pjesën më të madhe të tregtisë së drogës në Mbretërinë e Bashkuar dhe janë shumë të përfshira në trafikimin e njerëzve.
Në gusht u raportua se numri i kalimeve nga Franca ishte rritur. Banda Hellbanianz me bazë në Londrën Lindore ka postuar video ku shfaqen një mori parash dhe makinash.
Ministria e Drejtësisë shpenzoi 21.3 milion funte për përkthyes vitin e kaluar, një hap i madh nga 16 milion funte e një viti më parë.
Shumica u përdorën për polakët, 3.2 milion funte nga 2.8 pesë vite më parë. Por në Mbretërinë e Bashkuar jetojnë një milion polakë dhe 100,000 shqiptarë.
Kriminelët dhe të dyshuarit rumunë kishin nevojë për përkthyes që u kushtonin taksapaguesve 2.7 milionë funta.
Lituanezët patën një faturë prej 805.000 funta dhe rusët 594,000.
Alp Mehmet, nga Migration Watch UK, tha: “Ne nuk po arrijmë të identifikojmë kriminelët në kufi. “Kjo e vë në rrezik serioz sigurinë e qytetarëve”.