/

SHBA përgatitet: Për sulme të mundshme bërthamore jemi gati

Për momentin, as Pentagoni dhe as Shtëpia e Bardhë nuk kanë njoftuar se cila do të ishte përgjigja e Shteteve të Bashkuara nëse kjo situatë do të ndodhte. Megjithatë, vendi ka miratuar tashmë masat e para. Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore ka porositur një ilaç kundër rrezatimit, të quajtur Nplate, i cili përdoret për “emergjenca radiologjike ose bërthamore”.

Presidenti amerikan Joe Biden ka folur për mundësinë e një apokalipsi bërthamor nëse Rusia përdor bomba bërthamore në Ukrainë.

Nplate përdoret për të trajtuar numrin e ulët të trombociteve në gjak dhe ka miratimin e Administratës së Ushqimit dhe Barnave në vitin 2021 që ilaçi të përdoret si një trajtim për njerëzit e ekspozuar në mënyrë akute ndaj rrezatimit. Blerja e këtij ilaçi është pjesë e përgatitjes në rast të një sulmi bërthamor.

Shtetet e Bashkuara kanë nisur disa fushata ndërgjegjësimi për të informuar qytetarët në lidhje me emergjencën e rrezatimit bërthamor dhe si të përballen me të. Që nga shtatori, shumë postera janë varur në trenat dhe stacionet e Autoritetit Portual Trans-Hudson, në Nju Jork, me udhëzimet që duhen ndjekur.

Autoritetet po i udhëzojnë banorët të strehohen në një bodrum ose në mes të një ndërtese, ku do të duhet të presin brenda për të reduktuar ekspozimin ndaj rrezatimit. Përveç kësaj, ata duhet të mbahen të informuar përmes radios, televizionit ose internetit, ku do të jepen udhëzime të mëtejshme në varësi të mënyrës se si ecën situata.

Shtetet e Bashkuara nuk janë i vetmi vend që ka filluar të ndërmarrë hapa në këtë drejtim përballë një rrjedhjeje të mundshme rrezatimi në termocentralet bërthamore të Ukrainës. Disa vende evropiane, si Polonia, kanë vendosur të shpërndajnë tableta jodi falas. Këto pilula shërbejnë për të bllokuar gjëndrën tiroide në situata të ekspozimit ose përthithjes së jodit të keq dhe radioaktiv, tipike për fatkeqësitë bërthamore./a2cnn

Leave a Reply

Your email address will not be published.