“Familjet ishin të brengosura sesi do t’i paguajnë faturat. Kemi pasur këtu edhe luftën e Putinit në Ukrainë. Anëtarët e Partisë Konservatore më kanë zgjedhur që ta ndryshojë këtë. Kemi pasur vizion për ulje të taksave dhe rritje ekonomike. Megjithatë, këtë mision nuk e përmbushëm. Kam njoftuar mbretin se po japë dorëheqje nga posti i kryeministres së Britanisë së Madhe si dhe kryetare e Partisë Konservatore. Do të mbeten në këtë post derisa të zgjidhet kandidati i ri”, tha Truss para gazetarëve.
Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Liz Truss, ka dhënë dorëheqje nga ky post pas më shumë se një muaj kur erdhi në funksion.
Gjatë adresimit të saj, Truss theksoi se nuk mund më të qëndrojë në këtë funksion.
Kujtojmë që Truss në fillim të shtatorit mori postin e kryetares së Partisë Konservatore dhe të kryeministres së Britanisë së Madhe nga pasuesi Boris Johnson.
Me shkuarjen e ministrit të Financave Kwasi Kwarteng, Truss tentoi “të shkund” ekonominë britanike dhe pranoi se gjatë një bisede me Këartengun, shpalosi planin ekonomik që ekskluzivisht i qaset sistemit tatimor.
Megjithatë, në vend të kësaj, Truss shkaktoi një tërmet financiar në treg. Zvogëlimi i tatimit dhe vlerës së funtës, bëri që të reagojë edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, që njoftoi se lëvizjet e Truss ishin të pamenduara.