Më në fund del videoja kur Ronaldo refuzon të futet në lojë

Pasi portugezi u ndëshkua Cristiano nga trajneri i tij për refuzimin për të bërë një zëvendësim në fund të lojës kundër Tottenham, ai u rikthye në stërvitje te Manchester United.

Çështja që lindi mes Cristiano Ronaldos dhe Erik Ten Haag tashmë konsiderohet e përfunduar.

Megjithatë, ajo që ndodhi saktësisht atë natë në “Old Trafford” është diçka që vazhdon të preokupojë mediat.

Në këtë kuadër është publikuar një video përkatëse nga pankina e “djajve të kuq” në momentin kur Ten Haag i kërkon portugezit të futet në ndeshje.

Kështu ai i bën me shenjë Ronaldos, por numri 7 refuzon dhe pasi ka zbritur në fushë për t’u dhënë dorën lojtarëve që kanë dalë si zëvendësues, ai niset për në dhomën e zhveshjes në minutën e 87-të. /G.D abcnews.al/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.