Kurti: Grave që luftojnë me vendosmëri për jetën i kushtohet muaji Tetor

“Tetori i kushtohet grave që luftojnë me vendosmëri për jetën. Tetori u kushtohet edhe atyre grave që ndërgjegjësojnë të tjera gra. Secili nga ne njohim gra që e kanë kaluar këtë sfidë. Statistikat tregojnë se përhapja e kancerit të gjirit është 1 në 8 gra, janë shifra të mëdha dhe duhet t’i mbështesim institucionalisht, sikur të ishin edhe më pak shifra.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se shifrat e grave të prekura me kancer të gjirit janë të mëdha.

Kështu tha Kurti të premten në marshin tradicional në muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, i cili u mbajt për herë të 16-të me moton “Zbulimi i hershëm-mbijetesë”.

Kurti gjatë fjalës së tij u shpreh se si qeveri kanë siguruar buxhet për listën esenciale të barnave.

Në këtë drejtim, prej nesh pritet të bëjmë shumë dhe duhet të bëjmë shumë. Si qeveri kemi siguruar buxhet për listën esenciale të barnave. Në mbledhjen e qeverisë kemi ndarë 4.2 milionë euro shtesë. Beteja është e përbashkët. Ne do jemi me to”, ka thënë Kurti.

Ndërsa, Nafije Latifi, e cila ka luftuar vet me këtë sëmundje tha se po vazhdojnë kërkesat e grave të prekura.

Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta/Vita” u ka bërë thirrje grave që të bëjnë kontrolla të shpeshta, në mënyrë që të parandalohet sëmundja e kancerit të gjirit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.