E majta britanike gëzohet që fituan majtistët në Brazil

“Kjo është një fitore për drejtësinë sociale, të drejtat e indigjenëve dhe të ardhmen e njerëzimit”, ka shkruar Corbyn në Facebook.

Kryetari i Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn, e ka uruar Lulan që i fitoi zgjedhjet në Brazil.

Edhe Corbyn dhe Lula i përkasin qendrës së majtë ideologjike – rrjedhimisht edhe i gëzohen sukseseve të së majtës kudo në botë.

”Lufta globale për barazi, demokraci dhe paqe vazhdon. Triumfi i Lulës dëshmon se së bashku mund të fitojmë“, ka mbaruar postimi i tij.

Lider nga e gjithë bota e kanë uruar Lulan për kthimin në pushteti.

Ai vite më parë ka qenë i dënuar për korrupsion, por kjo nuk e ka penguar për të shënuar fitore me rezultat të ngushtë ndaj presidentit të deritashëm  Jair Bolsonaro.

Leave a Reply

Your email address will not be published.