Mediat serbe flasin për dronët e armikut kinse vëzhguan ushtrinë serbe afër Merdares, por nuk tregojnë armikun

“Vuçiq vendosi ta ndërmarrë këtë hap pas incidentit që ndodhi në zonën mbi Merdar dhe në afërsi të Rashkës, kur dronët e panjohur vëzhguan kazermat dhe pozicionet e Forcave të Armatosura Serbe”, shkruan mediumi serb, “Politika”.

Mediat serbe kanë lansuar një lajm që duhet të merret me rezervë. Ato shkruajnë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka urdhëruar ushtrinë e tij që t’i lëshojë disa avionë luftarakë për t’i shkatërruar “dronët e armikut”, të cilët thonë se vëzhguan pozicionet e ushtrisë serbe, e cila sot u urdhërua të vendoset në gjendje gatishmërie.

Siç shkruajnë mediat më të afërta me Vuçiqin, ky i fundit ka lëshuar udhër zyrtar që “dronët e armikut” në afërsi të kufirit me Kosovën “të asgjësohen menjëherë”.

Për t’i penguar aktivitetet e prentenduara “të armikut”, mediat atje shkruajnë se avionë të tipit “MiG 29” u ngritën në aksion pët të vëzhguar dhe potencialisht për t’i sulmuar dronët.

Leave a Reply

Your email address will not be published.